Në juglindje ulja e temperatureve drastike deri në minus 10 gradë ka bërë që Drejtoria e Arsimit të vendosë për reduktim të orëve të mësimit në qytetin e Korçës, kurse në zonat e thella mësimi është pezulluar.
Por pavarësisht temperaturave të ulta emergjenca të banoreve nuk ka patur. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Në aksin Boboshticë – Dardhë kalohet me zinxhirë vetëm në segmentin fundor të rrugës. /abcnews.al