Temperaturat në Francën jugore pritet të jenë mbi 40 gradë sot, ndërsa rreziku nga zjarret në rajonin përreth Marsejës është shumë i lartë. Gjithashtu të rrezikuara nga zjarret janë edhe Italia ashtu si edhe Spanja.
Temperatura në qytetin spanjoll të Kordobës pritet të shkojë 43 gradë. Sevilja, një nga qytetet më të nxehta në të gjithë Europën parashikohet të përjetojë temperatura maksimale prej 41C të premten, 39C të shtunën dhe 40C sërish të martën e ardhshme.
Ministria italiane e Shëndetësisë ka paralajmëruar për valë të nxehti në 17 qytete, përfshirë Romën, Firencen dhe Palermon. Nxehtësia ekstreme mund të jetë vdekjeprurëse. Në vitin 2023, 61,000 njerëz vdiqën për shkak të valës së të nxehtit rekord të Europës.
/abcnews.al