Prej disa ditësh vendi jonë është përfshirë nga një mot me temperatura ekstreme, të paregjistruara më parë.
Në pikën kufitare të Morinës, shërbimet e Policisë, gjatë ditës së sotme u kanë shpërndarë shishe uji drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve, kryesisht fëmijëve të vegjël që prisnin në radhë për të kaluar kufirin.
Policia:
Morinë
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, gjatë ditës së sotme, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël.
Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve./abcnews.al