Për shkak të temperaturave të larta, Ministria greke e Kulturës njoftoi se të gjitha vendet arkeologjike në Athinë do të jenë të mbyllura nga ora 12:00 deri në orën 17:00.
Temperaturat në vend pritet të mbeten të larta edhe sot, për të 11-tën ditë radhazi, ndërsa vala e të nxehtit do të zgjasë deri të dielën.
Dje, për shkak të temperaturave ekstreme, zona turistike e Akropolit është mbyllur dhe është marrë vendimi për të mbrojtur punonjësit dhe vizitorët.
/abcnews.al