Temperaturat e ulëta, problem për reumatizmën, mjekja: I ftohti ka shtuar numrin e pacientëve

schedule14:01 - 26 Janar, 2021

schedule 14:01 - 26 Janar, 2021

I ftohti shton dhimbjet e kyçeve tek personat që vuajnë nga problemet reumatizmale.  Mjekja reumatologe në spitalin Hygeia në Tiranë Blerina Dhamo tregon se me uljen e temperaturave numri i pacientëve që kanë i kërkuar ndihmë është rritur.

“Ata që kanë artit reumatoik ato që kanë austroartritin jo më kot më kanë kontaktuar pasi kanë pasur një shtim të dhimbjes së kyçeve, një dhimbje jo e zakonshme. Janë shtuar dhimbjet në duar në gjunjë. Akoma nuk ka një shpjegim të qartë nga shkenca, por ne deri më tani dimë se për shkak të uljes së temperaturave kemi një fluks të ulët të gjakut në duar në ekstremitete në këmbë dhe në spasmën muskulare. Nëpër artikulacione janë të vendosura receptorët që ndjenjë ndryshimet dhe presionin atmosferik”, ka thënë doktoresha.

Rëndim të sëmundjes shfaqin dhe ata që vuajnë nga sklerodermia.

“Është një sëmundje shumë e rëndë reumatizmale e cila prek lëkurën, organet e brendshme dhe për shkak të uljes së temperaturave enët e gjakut ngushtohet shumë duke ulur qarkullimin e gjakut në inde dhe duke shtuar plagë nëpër gishta që mund të infektohen dhe mund të rrezikojë dhe humbjen e tij”, ka thënë ajo.

Personave që  ndjejnë këto shqetësime mjekja reumatologe e Spitalit Hygeia në Tiranë Blerina Dhamo  iu këshillon..

Në radhë të parë të shmangin daljet kur temperaturat janë shumë të ulëta, daljet në mëngjes dhe pasdite. Të përdorin veshjet e ngrohta dhe të lehta jo shumë trashë, veshje kundër lagështirës dhe erës. Të mbajnë kompresa të ngrohta përreth dhimbjes së artikulacionit dhe të përdorin dhe qetësues të lehtë si paracetamoli, ibobrufeni nëse nuk kanë probleme në stomak apo me tensionin”, ka thënë mjekja.

Nëse sëmundja iu agravohet mjekja iu sugjeron konsultën me specialistin./abcnews.al