Mesfushori i Everton, James Rodriguez, ka rilindur dhe një herë në Premier League duke treguar më së miri vlerat e tij. Forma e kolumbianit ka qenë mahnitëse dhe statistikat e tij e vërtetojnë diçka të tillë.

Pas katër ndeshjeve të para të besuarit e Carlo Ancelottit renditen në vendin e parë në Angli, ku duhet theksuar se 29-vjeçari ka qenë ndër më të mirët për ta. James në katër ndeshje numëron 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste për shokët e skuadrës.

Ndërkohë që mesfushori po merr qëndren e vëmëndjes në ishullin britanik e dashura e tij po shijon diellin në Spanjë. Shanoon De Lima po kalon ditët e fundit të verës dhe nuk ka nguruar të postojë disa foto provokuese në “Instagram”. Rodriguez është thjesht me fat. /abcnews.al


