Temperaturat e nxehta të verës mund të shpëtojnë njerëzimin përfundimisht nga Covid-19 pasi virusi bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat mbi 30 gradë Celsius (86 gradë Fahrenheit).
“Koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe dobësohet tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor.
Një përgjegjës rus i një organizatë zyrtare që mbron të drejtat dhe interesat e njerëzve: po i përgjigjej pyetjeve në një faqe interneti qeveritare kushtuar betejës së Rusisë kundër pandemisë.
Drita e drejtpërdrejtë e diellit dhe lagështia e ulët janë gjithashtu ndër faktorët që e bëjnë sëmundjen më të dobët, ndërsa plus 70 gradë Celsius (158 gradë Fahrenheit) është temperatura në të cilën koronavirusi zhduket plotësisht.
Rusia deri më tani ka regjistruar 187,859 të infektuar dhe 1.723 viktima. Moska, e cila është bërë epiqendra e shpërthimit, ka zgjatur bllokimin e saj deri në fund të majit, dhe gjithashtu do të bëjë të detyrueshme vendosjen e maskave në ambjente publike./abcnews.al