Temperaturat deri në 26 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:28 - 27 Tetor, 2024

schedule 07:28 - 27 Tetor, 2024

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në terrritorin shqiptar ku më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër megjithatë nuk priten reshje; Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Pjesa e parë të ditës; do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; orët e pasdites sjellin intervale të shkurtra kthjellimësh në zonat perëndimore duke lënë më vranësira të dendura pjesën tjetër të Kosovës. Mbrëmja dhe nata përmirësiojnë dukshëm kushtet atmosferike në Kosovë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e uëlt e shënuar në Podujevë deri në 19°C vlera më e lartë e cila pritet në Gjakovë. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e MV por mundësia për reshje është thuajse zero; Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Europa

Europa Jugore do të përfshihet nga masa ajrore të ngrohta nga Jugperëndimi i kontinetit duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut; Gjithashtu; moti i qëndrueshëm do të dominoje në pjesën më të madhe të Europëa Qëndrore ndërsa Vendet Nordike si edhe Ishujt Britanikë do të jenë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu; shira, stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë pjesërisht në gadishullin Iberik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!