Temperaturat deri në 0 gradë dhe reshje shiu në të gjithë vendin, pasdite ndodh ndryshimi

schedule07:23 - 15 Tetor, 2021

schedule 07:23 - 15 Tetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore. Por gjate orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjelle dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranësirat mbeten ne Juglindje te vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime te pakta vranësirash në pjesën më të madhe të ditës. Por në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell gjatë ditës reshje të izoluara. Ndërsa mbrëmja sjell dominim të motit të kthjellet në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë territorin e MV, por në zona të izoluara parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese sjellin në vend dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanike dhe Europa Perëndimore mbeten nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku kthjellimet do te jen prezente. Ndërsa Rajoni i Ballkanit dhe pjesërisht Qendra e kontinentit mbeten me vranësira te shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve te shiut do të jetë Europa Lindore dhe Gadishulli Skandinav. /Abcnews.al