Temperatura rekord në Francë, termometri shënon 39 gradë Celcius

schedule11:22 - 5 Shtator, 2023

schedule 11:22 - 5 Shtator, 2023

Vera ka mbaruar, por moti jashtëzakonisht i nxehtë  vazhdon të përfshijë pjesën më të madhe të Francës këtë javë, me temperatura afro 39 gradë Celsius në pjesën perëndimore të vendit dhe pritet të arrijnë 35 ose 36 gradë Celsius sot në pjesën qendrore dhe jugperëndimore të saj.

“Me një temperaturë mesatare në Francë prej 25.1 gradë Celsius, e hëna 4 shtator 2023 ishte dita më e nxehtë në shtator, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 24.7 gradë Celsius, i vendosur më 4 shtator 1949”, raporton Meteo-France.

Në Paris, temperatura ditën e djeshme shënoi 31.5 gradë Celsius, për të tretën ditë radhazi që termometri shënoi mbi 30 gradë Celsius, ndërsa pjesa tjetër e javës pritet të jetë po aq e nxehtë: pasditen e sotme parashikohet 34 gradë Celsius.

Ndërsa sot pritet dita më e nxehtë e javës.

Temperaturat rekord për muajin shtator janë shënuar edhe ditën e djeshme në Poitiers, në pjesën qendrore-perëndimore, ku  temperatura shënoi 37 gradë Celsius, Aix-en-Provence, në juglindje, i cili regjistroi 35.1 gradë, ose Bourges, në qendër, ku termometri shënoi 36 gradë, sipas të dhënave të përkohshme.

Temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34 gradë Celsius pothuajse në të gjithë vendin.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!