Temperatura rekord, Koperniku: Qershori i këtij viti ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në planet

schedule11:17 - 6 Korrik, 2023

schedule 11:17 - 6 Korrik, 2023

Qendra kërkimore e ndryshimeve klimatike ka reaguar në lidhje me temperaturat e larta që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në të gjithë botën. Observatorin Evropian të Kopernikut nga të dhënat e tij konfirmon se vera e vitit 2023 do të jetë veçanërisht e nxehtë dhe se kombinimi i ndryshimeve klimatike dhe rikthimi i El Ninos po i shtyn temperaturat e oqeaneve dhe tokës në nivele të paprecedentë.

Edhe pse nuk është e lehtë të parashikosh evolucionin e verës, në Tokë nga Kina në Spanjë, duke kaluar përmes Atlantikut po regjistrohen rekorde të temperaturës që në prill, treguesi më i qartë i destabilizimit të klimës së planetit, me pasoja katastrofike, zjarre në pyje, thatësirë, shira të dendur…

“Ky qershor ishte më i ngrohti i regjistruar në nivel global, pak më shumë se gjysmë gradë Celsius mbi mesataren 1991-2000, duke tejkaluar shumë rekordin e qershorit 2019 ,” vuri në dukje shërbimi klimatik Copernicus.

Sipas të dhënëve mësohet se temperatura theu rekorde në Evropën veriperëndimore, ndërsa pjesë të Kanadasë, SHBA-së, Meksikës, Azisë dhe Australisë lindore “ishin qartazi më të ngrohta se normalja”, njoftoi Copernicus, duke nënvizuar se sa i madh ishte ndryshimi i temperaturës nga normalja.

Në anën tjetër, temperaturat në Australinë perëndimore, SHBA-në perëndimore dhe Rusinë perëndimore ishin më të ftohta se zakonisht.

Për 15 vjet, temperaturat e qershorit kanë qenë vazhdimisht mbi mesataren e viteve 1991-2000, por “Qershori 2023 është shumë mbi të tjerët. Ky është një lloj devijimi me të cilin nuk jemi mësuar”, shpjegoi studiuesi i C3S, Julien Nicolas.

Temperatura mesatare globale në qershor ishte 16,51 gradë Celsius, 0,53 gradë Celsius më e lartë se mesatarja e tre dekadave të mëparshme. Rekordi i mëparshëm, në qershor 2019, ishte 0.37 gradë Celsius mbi këtë mesatare.

“Rekordi i qershorit 2023 është kryesisht për shkak të temperaturave veçanërisht të larta të sipërfaqes së oqeanit,” theksoi studiuesi.

Temperatura në Oqeanin Paqësor arriti një nivel rekord tashmë në maj, për shkak të fenomenit El Nino. Në qershor, valët e të nxehtit të detit u regjistruan në Atlantikun e Veriut, theksoi Nicolas.

“Valët e nxehta ekstreme të detit” u regjistruan në Detin Baltik, si dhe rreth Irlandës dhe Britanisë së Madhe, të cilat njoftuan pak ditë më parë se qershori i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar.

Për më tepër, kjo prirje duket se do të vazhdojë edhe në korrik, e marta e kaluar ishte më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë në nivel global, duke thyer rekordin e mbajtur shkurtimisht të hënën, 3 korrik, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA (NOAA).

Të martën më 4 korrik , temperatura mesatare e ajrit dhe sipërfaqes së planetit u mat në 17.18°C.

Ngrohja globale do të ushqehet në muajt e ardhshëm nga fenomeni El Nino i cili do të vazhdojë gjatë gjithë vitit me një intensitet që pritet të jetë “të paktën i moderuar”, siç ka njoftuar Organizata Botërore Meteorologjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!