Temperatura përvëluese, si parashikohet moti për sot

schedule07:08 - 25 Maj, 2022

schedule 07:08 - 25 Maj, 2022

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Qendrore si edhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë gadishullin Iberik duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Republika e Kosovës

Republika e Kosovës; deri në mesditë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet nën dominimim e mot të kthjellët ndërsa pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë MV. Orët e mbrëmjes do të sjellin sërish përmirësim të kushteve atmosferik duke ri-sjellë kthjellimet në territorin e MV.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!