Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

schedule07:17 - 7 Korrik, 2021

schedule 07:17 - 7 Korrik, 2021

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e Shqipërisë, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku do ketë vranësira kalimtare. Parashikohet që në të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë të mbetemi deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 39°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë paraqitet pjesa më e madhe e territorit të kosovës, situatë e cilat vijon deri në orët e pasdites kur shfaqen vranësira kalimtare, ku më të dukshme do jenë në veri verilindje. Ky stabilitet I atmosferës do të na shoqëroj edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Masat e nxehta me origjinë afrikane do të diktojnë kushtet e motit në Republikën e MV duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant.

Pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe të izoluar në zonat jugperëndimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!