Temperatura deri në 38 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:23 - 31 Korrik, 2024

schedule 07:23 - 31 Korrik, 2024

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë orëve të parë të ditës paraqitet nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore. Por parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në territor, duke bërë që të shfaqen lehtësisht edhe në qytetet e ultësirës Perëndimore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minmale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshat të vranësirave, të cilta më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore. Por parashikohet që në orët vijuese vranësirat të shfaqen në të gjithë Republikën e Kosovës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore. Temperaturat e ajrit do të ulen në orët e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut vijon të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme për gjatë gjithë 24 orëshit. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore. Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Verilindore.

Europa

Europa Lindore dhe Rajoni i Baltikut parashikohet të jenë me mot të paqëndrueshëm, ku pritet që vranësirat e shpeshta të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu Vendet Nordike dhe Britania e Madhe mbeten nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiu, të shoqëruara herë pas here me mini stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pothuajse e gjithë Europa Jugore të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Nërsa në Europën Qëndrore do të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!