Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

schedule08:26 - 21 Korrik, 2024

schedule 08:26 - 21 Korrik, 2024

Shqipëri – Sipas MeteoAlb gjatë orëve të paradites vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu në juglindje të territorit. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë.

Kosova – Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, por pas mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut – Republika e Maqedonisë së Veriut përgjatë paradites do të paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut, por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore, por nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!