Temperatura deri në 36°C, si parashikohet moti për sot

schedule07:10 - 27 Maj, 2022

schedule 07:10 - 27 Maj, 2022

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Sipas MeteoAlb përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë do të ketë rrebeshe afat-shkurta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, rajoni i Balltikut do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira intensivë. Po ashtu, mbeten prezente rrebeshet e shiut në zonat qëndrore ndërsa e gjithe pjesa tjetër e Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Republika e Kosovës

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e Kosovës, më të theksuara në zopnat kufitare me Shqipërinë duke sjellë rrebeshe shiu.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë MV por ku herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë shira në zona të izoluara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!