Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe te territorit, përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore të cilat do të kenë kalime vranësirash të pakta. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites kthjellimet të jenë mbizotëruese përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si ne mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.
Kosova
Territori i Kosovës do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Temperaturave të ajrit do të rriten me 2 gradë C në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Për sa i përket parametrit të erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në zonat Lindore, dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin. Por nuk do të gjenerojnë reshje. Për sa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshueshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Verior.
Europa
Kontinenti europian në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Europën Jugperëndimore dhe Europën Juglindore ndërsa Alpet e Europës sie dhe zonat përreth tyre vijojnë me vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu; ishujt Britanike si edhe Europa Lindore dominohen nga reshje shiu e dëbore në Lindje të kontinentit.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!