Temperatura deri në 14 gradë, dita do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat

schedule07:10 - 5 Shkurt, 2022

schedule 07:10 - 5 Shkurt, 2022

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat kalimtare të jenë prezente në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Paraditja në territorin e Kosovës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ppthuajse gjithë vendin. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese do të sjellin kalime të lehta vranësirash në të gjithë Kosovën, KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV MBETET në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell në vend kthjellime dhe kalime vranësirash. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme gjatë pasdites dhe mbrëmjes, POR nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e MV. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!