Temperatura deri në 1 gradë, java e nis e ftohtë, si do të ndryshojë moti pasdite

schedule07:14 - 25 Tetor, 2021

schedule 07:14 - 25 Tetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore nga veriu i Kontinentit do të diktojnë mot të kthjellët por të ftohtë në vendin tonë, vetëm zonat jugore do kenë prezencë të vranësirave të shpeshta duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu. Parashikohet që pasditja të largoj vranësirat nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë

duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht Verilindor duke sjelle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri ne 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në dominim e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash.

Por gjatë pasdites pritet që përkohësisht vranësirat të bëhen më të dukshme në te gjithe Kosoven.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të sjellin kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në skajin Jugor të MV, duke krijuar mundësi të pakta me momente me pika shiu. Ndërsa në orët vijuese i gjithë vendi do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore, Qendrore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Jugu i Italise dhe Greqia MBETEN në ndikimin e ciklonit te zhvilluar prej disa ditesh duke sjelle vranësira të dendura dhe reshje te dendura shi. Gjithashtu, Britania e madhe dhe Gadishulli Skandinav paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. /Abcnews.al