Bruno Telushi është rikthyer në Vlorë, vendlindjen e tij. Mesfushori i Partizanit po kalon ditët e karantinës në shtëpinë e prindërve dhe flet rreth situatës së pazakontë në një lidhje me emisionin “Fan Zone” në Supersport.
“Jam te prindërit e mi në Vlorë. Këtu janë kushtet më të përshtatshme, dalë edhe jashtë e stërvitem. Është shtëpi private dhe ndihem rehat. Deri tani nuk ka pasur të infektuar këtu. Shpresoj të mos ketë, jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë.
Nuk kam dalë fare nga shtëpia, pothuajse fare. Për të qenë sa më i kujdesshëm, pasi frika është te familjarët. Nuk më shkuar as në mëndje të dal. Luaj më fëmijët në oborr dhe qetha edhe kokën (qesh).
Në fillim na dhanë një program për të ndjekur. Më vonë trajneri i atletikës bëri një program ku lidhemi të gjithë dhe bëjmë stërvitje, ne që kemi mundësi. Bëjmë muskuj barku, izomeri dhe çfarë mund të bëjmë me trajnerin në kushte shtëpie.
“Titulli i takon Tiranës? Nuk e di çfarë është folur, por nëse do jetë një zgjidhje të mbyllet këtu, derisa janë të parët, Tiranës i takon titulli. E mira është të luhet deri në fund, kjo është më logjike. Ajo është diçka e drejtë, nga situata që jemi. Nëse do vazhdonte gara, do ishte më e mira, pasi ka edhe ekipe që besojnë deri në fund te titulli”. / abcnews.al