Eksperti i ekonomisë në PD Dorjan Teliti ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka çuar drejt falimentimit mijëra biznese, ndërsa shprehet se një pjesë e madhe shqiptarëve kanë ikur në emigracion.
Teliti shkruan se Rama gënjen veten, duke shtuar se çdo i punësuar do të paguajë më pak me PD në pushtet
“RAMAVIRUSI ne 7 vite varferoi shqiptaret duke u marre nga xhepi 2.1 miliarde euro vetem nga rritja e taksave.
Edi Rama coi dhjetera mijera biznese drejt falimentimit dhe qindra mijera shqiptare moren rruget e emigracionit.
Por nuk i mjaftuan deshtimet, tani genjen dhe veten, sepse shqiptaret nuk i genjen dot me.
Genjeshtra e rradhes e Edi Rames: me PD do paguani me shume.
Fakti: cdo i punesuar do te paguaje me pak, pasi me taksen e sheshte 9% per Tatimin mbi te Ardhurat Personale nga pagat per cdo te ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim per te ardhurat deri ne 30 mije leke), duke i lene keshtu me shume para ne xhep cdo te punesuari ne vendin tone.
E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin”, shkruan Teliti./abcnews.al