Televizioni rus censuron ndeshjet e kampionatit gjerman

schedule15:19 - 5 Prill, 2022

schedule 15:19 - 5 Prill, 2022

Televizioni rus “fik” Bundesligën. Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen e së shtunës mbrëma mes Borussia Dortmund dhe Leipzig.

Ndeshja, e cila u transmetua në “Match TV”, u ndërpre pas mesazheve të shumta pro-ukrainase që u shfaqen në Signal Iduna Park. E njëjta gjë ndodhi edhe të dielën, në ndeshjen Borussia M’gladbach-Mainz, sapo në ekran u shfaq apeli “Stop luftës”.

Kujtojmë se liga gjermane (DFL) kishte vendosur të mos ndërpresë përhapjen e transmetimit të ndeshjeve të Bundesligës në territorin rus, në mënyrë që njerëzit të shohin apelet e shumta kundër luftës.

Megjithatë, aktet e fundit të censurës mund ta bëjnë DFL-në të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet me transmetuesin rus./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!