Televizioni italian në zi, ndahet nga jeta Fabrizio Frizzi

schedule08:58 - 26 Mars, 2018

schedule 08:58 - 26 Mars, 2018

Televizioni Italian është në zi, pas ndarjes nga jeta në moshën 60 vjeçare të prezantuesit të njohur Fabricio Frici. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës si pasojë e një hemorragjie cerebrale .

Prezantuesi i njohur Italian Fabrizio Frizzi ka ndërruar jetë gjatë natës së të dielës në Romë si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e tij Carlotta, vëllai i tij Fabio dhe familja e tij: “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na keni dhënë”. “Me Fabrizion ikën  dhe një pjesë e jona , e historisë sonë, e jetës sonë të përditshme“, deklaroi RAI duke komentuar lajmin tragjik.

Në 23 tetor të një viti më parë Frizzi u godit nga një ishemi gjatë regjistrimit të emisionit “L’Eredità” i cili transmetohej nga Rai. Por pas disa ditësh në spital u duk se gjendja e tij shëndetësore u përmirësua. Ai u rikthye sërish në televizion në dhjetor për të drejtuar emisionin e tij. Në 5 shkurt të këtij viti ai mbushi 60 vjeç dhe në një intervistë shprehej se nëse do të shërohej plotësisht do të tregonte të gjitha detajet.

Fabrizio Frizzi doli për herë të parë në televizion në Rai, në moshën 20 vjeçare në vitin 1980, duke u bërë me kalimin e viteve një nga emrat më popullorë të Rai Uno. I apasionuar pas muzikës ai ka bërë dhe dubluesin në shumë filma vizatimorë.

Edhe pse janë 73 emisionet e prezantuara nga ai, Miss Italia është program me të cilin publiku do e kujtojë gjithnjë. Frizzi ka drejtuar konkursin e bukurisë pr 16 edicione nga 1988 deri në 2002 e më pas 2011 – 2012. Në edicionin e 2002-shit ai njohu dhe bashkëshorten e tij Karlotta Mantovan, e cila ishte pjesë e garës për t’u bërë më pas një gazetare për Sky TG 24.

Më parë ai ka qenë i martuar me prezantuesen e njohur Rita Dalla Chiesa me të cilën mbeti gjithnjë në marrëdhënie të mira aq sa drejtuan dhe një emission së bashku “Posta e Zemrës”./abcnews.al