Televizioni gjerman: OSBE në krizë, Rama u shpërfill nga Lukashenko, lëvizja e Berlinit

schedule22:30 - 20 Shtator, 2020

schedule 22:30 - 20 Shtator, 2020

Televizioni publik gjerman ARD thotë se OSBE-së ndodhet në një krizë drejtimi dhe për këtë arsye Gjermania ka bërë lëvizjen për të kapërcyer këtë moment jo të mirë.

Pas mbarimit të mandatit të Thomas Greminger, 57 vendet anëtare nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tij dhe në këtë moment ka ndërhyrë Berlini zyrtar duke propozuar si pasardhëse të tij diplomaten Helga Schmidt e cila aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të Shërbimit Diplomatik me Bashkimin Europian.

Pa këtë udhëheqje, organizata nuk mund të shfrytëzojë plotësisht aftësitë e saj për të ndërmjetësuar para dhe mbi të gjitha në prapaskenë. Shqipëria ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik” thuhet në shkrim.

Shembullin ARD e ilustron me atë që ndodhi në Bjellorusi dhe lëvizjen e Edi Ramës, që është kryetar i OSBE-së për të ndërmjetësuar. “Presidenti Aleksandër Lukashenko shpërfilli ofertën dhe vizitën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në funksionin e Kryetarit në detyrë të OSBE.

Lukashenko hodhi poshtë sugjerimin e ndërmjetësimit të OSBE në konfliktin me protestuesit. Gjithsesi ai nuk u përgjigj në telefon edhe kur e kërkoi kancelaria Merkel” mbyllet shkrimi. db/Abcnews.al