Telefonoi 2000 herë urgjencën e ndihmës me 17 numra të ndryshëm, dënohet gruaja

schedule15:52 - 19 Prill, 2024

schedule 15:52 - 19 Prill, 2024

Sonia Nixon është burgosur pasi telefonoi shërbimet e urgjencës për ndihmë të policisë në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 2000 herë gjatë tre viteve.

Duke përdorur 17 numra të ndryshëm celulari, Nixon 56-vjeçe nga Harrow, në veri të Londrës, thirri numrin e urgjencës 999 gjatë 2021 dhe 2023, raporton skynews.com.

Një sjellje e tillë, sipas të dhënave të policisë në Londër, e vendosi atë në vendin e pestë të “telefonueseve më të këqija në shërbimet” në periudhën kohore të përcaktuar.

Ajo telefonoi numrin e urgjencës 1,194 herë vetëm në vitin 2023, dhe kështu u bë një nga tre personat që thirrën më shpesh policinë atë vit.

Nixon u arrestua në janar për 668 shkelje të Aktit të Komunikimit të vitit 2003 dhe u akuzua për 670 krime.

Pasi u arrestua, ajo vazhdoi të shkelte rregulloren, duke dhunuar në mënyrë racore një punonjës policie dhe u arrestua edhe për rrezikim të rendit publik. Ajo urinoi edhe në furgonin e policisë.

Në mars, Nixon u dënua për thirrje të shumta të pabaza në shërbimet e urgjencës dhe katër shkelje të rendit publik me motive racore.

Policia vlerësoi se ofendimi i saj i vazhdueshëm i kishte kushtuar shërbimit rreth 4,500 £ gjatë një periudhe prej pesë muajsh. Sonja u dënua me 22 javë burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!