Telefoni i fikur prej 6 ditësh, asnjë shenjë jete nga biznesmeni shqiptar i zhdukur në Greqi

schedule20:09 - 3 Shtator, 2022

schedule 20:09 - 3 Shtator, 2022

Ankthi për zhdukjen e 46-vjeçarit shqiptar në Rodos është në rritje.

Prej 6 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të biznesmenit shqiptar, baba i tre fëmijëve të mitur.

Celulari i tij është i fikur dhe makina i është gjetur e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.

Familjarët e tij me kalimin e ditëve janë të shqetësuar për fatin e 46-vjeçarit i cili nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Ndonëse familja nuk dëshiron të aktivizojë alarmin social “Silver Alert” për zhdukjen e 46-vjeçarit, ekipi i shpëtimit të shërbimit social “Silver Alert” po merr pjesë në kërkimin e kontraktorit të ndërtimit në bashkëpunim me policinë lokale të Rodosit.

Sipas kryetarit të shërbimit social “Silver Alert”, Gerasimos Kourouklis, i cili foli për protothema.gr, ai i lë të hapura të gjitha mundësitë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e veprës penale.

Sipas informacioneve, 46-vjeçari ka qenë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.

Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Sipas policisë , të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me shqiptarin 46-vjeçar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!