Telefonata me Ramën, zëdhënësi i Merkel: Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin

schedule18:40 - 12 Tetor, 2020

schedule 18:40 - 12 Tetor, 2020

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert përmes një njoftimi ka bërë të ditur detaje nga videokonferenca e zhvilluar ditën e sotme mes Kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas tij biseda u fokusua në marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike  si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Në njoftimin e Seibert theksohet se, ato të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve për çeljen e negociatave më Shqipërinë, janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Njoftimi:

️ Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.

Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë.

Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

🇦🇱️🤝🇩🇪 Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Zëdhënësi i Qeverisë…

Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on E hënë, 12 Tetor 2020

N.D./abcnews.al