Surprizat nuk kanë së përfunduari për përdoruesit e Samsung. Së fundmi, është prezantuar zyrtarisht telefoni i ri që mund të përthyhet, Galaxy Z Fold 2, me një ekran me një çmim prej 1,799 paund.
Galaxy Z Fold 2 u prezantua dje në një event virtual, duke u cilësuar si telefoni i tretë i palosshëm i kompanisë koreane dhe një verson i ri i origjinalit Galaxy Fold, i nxjerrë në treg vitin e kaluar.
Kur shpaloset, ekrani i telefonit është më i madh dhe më katror në formë se paraardhësi i tij. Ao është Infinity-O, pra mbulon të gjithë telefonin dhe përmban një kamer të vogël.
Sipas Samsung, Galaxy Z Fold 2 i ri është ridizajnuar bazuar në reagimet e konsumatorëve dhe sjelljet e përdoruesve të smartphoneve. l.k/abcnews.al