Telashet nuk mbarojnë për Neymar, braziliani gjobitet me 3.3 milionë dollarë

schedule10:12 - 4 Korrik, 2023

schedule 10:12 - 4 Korrik, 2023

Një prokuror në Brazil ka gjobitur futbollistin e PSG-së, Neymar, me një shumë prej 3.3 milionë dollarë për ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros pa lejen mjedisore.

Këshilli Bashkiak i Mangaratiba, një zonë turistike rreth 130 kilometra larg Rios ku ylli brazilian ka vilën e tij, ka lëshuar katër gjoba për dhjetëra shkelje të zbuluara, duke përfshirë ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim, devijimin dhe përdorimin e ujërave të lumendjve, grryerjen e tokës dhe prerjen e bimësisë pa autorizim.

Neymar ka 20 ditë për të apeluar gjobën. Përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!