Telashe për Vin Diesel, ylli i ‘Fast & Furious’ akuzohet për ngacmim seksual nga ish asistentja e tij

schedule07:30 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 07:30 - 22 Dhjetor, 2023

Ylli i Hollivudit, Vin Diesel është paditur për sulm seksual nga ish asistentja e tij Asta Jonasson, raportojnë mediat e huaja. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një hoteli në Atlanta, ku aktori po xhironte filmin “Fast & Furious 5” në vitin 2010.

Në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Asta Jonasson pretendon se aktori e përplasi për muri dhe kreu veprime të pahijshme para saj. Ish-asistentja pretendon se motra e aktorit, presidente e One Race Productions në atë kohë, e thirri disa orë pas sulmit të supozuar dhe njoftoi shkarkimin e saj.

“Ishte e qartë për të se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme. Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.”, thuhet në padi. Avokati i aktorit ka mohuar akuzat duke thënë se “Vin Diesel e mohon kategorikisht këtë pretendim në tërësi”./abcnews.al