Në fund të gushtit pritet të nisë shpërndarja e librave shkollorë. Me qëllim marrjen e masave për vitin nisjen e shkollës ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu takoi inspektorët e zyrave arsimore, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
“Ditët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit janë kyçe për shpërndarjen e librave shkollorë falas. Është e rëndësishme që ky proces të ecë me ritëm, që të gjitha shkollat të jenë të furnizuara në kohë dhe nxënësit të marrin librat e tyre.”
Vitin e shkuar kanë përfituar tekste të rinj falas nxënësit nga klasa e parë në të tretë dhe nga klasa e gjashtë në të shtatë dhe fëmijët që vijnë nga familje të shtresave sociale në nevojë.
/abcnews.al