Teksas, pritet vendimi i gjykatës nëse do të ndalojë pilulën e abortit

schedule22:38 - 15 Mars, 2023

schedule 22:38 - 15 Mars, 2023

Një vendim që do të prekë të gjithë SHBA-në do të merret nga një gjykatë në Teksas, e cila dëgjoi argumentet pro ose kundër ndalimit të pilulës që shkakton aborte tek gratë që janë në javët e para të shtatzënisë.

Pilula me substancën aktive mifepristone përdoret për më shumë se gjysmën e aborteve të shtatzënisë në SHBA, raporton BBC.

“Aleanca për Mjekësinë Hipokratike”, një grup kundër abortit, apeloi në Gjykatë, e cila pretendon se nuk është bërë asnjë hulumtim nëse pilula është e rrezikshme. Megjithatë, vihet re se pilula, një nga dy në tregun amerikan, ekziston për më shumë se 20 vjet.

Qëndrimi i qeverisë amerikane është se miratimi i pilulës bazohet në prova shkencore, por do të ishte e pazakontë që një gjykatë të vendoste mbi një vendim shkencor dhe ta tërheqë ilaçin nga tregu.

Një detaj i rëndësishëm është se gjyqtari është emëruar nga ish-presidenti Donald Trump.

Padia vjen gati një vit pasi Gjykata e Lartë e SHBA vendosi për të ndaluar abortet, duke përmbysur një vendim të vitit 1973. Ndërkohë, 12 shtete demokratike kanë ngritur padi kundër FDA-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!