Teksas, kërkime për vrasësin e mjekut të George Bush

schedule10:51 - 22 Korrik, 2018

schedule 10:51 - 22 Korrik, 2018

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdojnë që prej së premtes kërkimet për një person që ekzekutoi mjekun e ish-presidentit George Bush, i vjetri. Sipas mediave amerikane, autori i krimit është një mashkull rreth të 30-ave dhe me tipare latine.

Kardiologu Mark Hauskencht, 65 vjeç, u ekzekutua ditën e premte teksa shkonte në punë, në Qendrën Mjekësore të Teksasit. Ai po udhëtonte me biçikletë dhe u qëllua nga një çiklist që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Motivet e vrasjes janë ende të paqarta, por policia ka deklaruar se po heton një sërë pistash, përfshirë atë të një grindjeje. Ndërkohë, familja Bush i ka dërguar një mesazh ngushëllimi prekës familjes së mjekut të ndjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!