Teknologia Ajtene Krasniqi ka zbuluar një ilaç bimor kundër bakterit “E Coli”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se ilaçi bimor NT-41 shëron çdo sëmundje të shkaktuar bakteret.
Krasniqi ka zbuluar se shkaku i zbulimit të këtij ilaçi, është vdekja klinike që ajo kaloi nga penicilina.
Sakaq, ajo ka thënë që ky hulumtim i mori katër vite dhe nuk efekte anësore.
“Hulumtimi më ka marrë 4 vite. kam gjetur mrekullira, përveç se gjeta punën time, gjeta shumë bimë të fshehura. Këtë ilaç e provova në fillim te vetja ime. Bari nuk ka efekte anësore, ky solucion nuk ka efekte anësore dhe sivjet bëhen 30 vite që ne e përdorim.
Unë për vete e kam marrë këtë bar për infeksione të natyrës bakteriale.
Janë gjetur 27 komponente aktive në këtë bar. Ka hyrë në testim dhe laboratori i ka zbuluar. Është një mrekulli që ka lindur në Kosovë dhe ne na duhet për konsum çdo ditë dhe jemi të bekuar që nuk ka efekte anësore”, tha ndër të tjera Krasniqi./abcnews.al