Tekniku i Pescara-s pëson atak kardiak, 76-vjeçari shtrohet në spital

schedule15:48 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 15:48 - 12 Dhjetor, 2023

Këtë mëngjes, para seancës së zakonshme stërvitore të Pesacara, Zdenek Zeman pati një atak të lehtë kardiak. Siç bën të ditur vetë klubi, tekniku 76 vjeçar është shtruar në klinikën Pierangeli në Pescara dhe gjendja e tij është stabile, por kërkon kontrolle të mëtejshme.

Rikujtojmë që Peskara luan në Serinë C në Itali dhe aktualisht ndodhet në vendin e 3-të me 30 pikë. Zeman dikur ka drejtuar Lacion, Romën dhe Napolin.

Ai njihet ndryshe edhe si armiku i betuar i Juventusit./ h.ll/abcnews.al