Nga Gjergj Figuri
Leonard Lesaj nga Lezha ka përfunduar studimet e larta për pikturë. Veç telajos prej 13 vitesh po ndjek gjurmët e të atit. Me një pistonçinë punon mbi mermer me dorë të lirë. Sot po bën portretin e Skënderbeut, që s’është i lehtë pasi ka shumë detaje.
“Duhet të ruash të zezën se s’ke ku e ke merr më duke gdhendur këtë nxjerr të bardhën duke ruajtur të zezën. Është në gen se i bën e babai im këto. Shihja babain tim dhe ja vodha këtë teknikë.”
39-vjecari thotë se nuk duhet bërë asnjë gabim, pasi mermeri kushton. Nëse ndodh gabimi pllaka e mermerit të del jashtë përdorimit.
“Është pak më ndryshe se piktura shprehet me telajo me bojëra me lapsa. Që dhe mund ta korrigjosh, se vendos bojë të bardhë dhe I korrigjon ngjyrat. Kjo është një teknikë e vështirë dhe ka përgjegjësi.”
Është një teknikë që do shumë përqendrim. Nuk është e mundur të punojë më shumë se 5 deri 6 orë.
“Ka lodhje dore, syri, përqenrdimi ka raste që e kthej dhe e rishoh të nesërmen.”
Më të vështirë e ka kur dikush I kërkon të kompozojë portretin e një personi që ka ndërruar jetën mbi pllakë varrit.
“Ka të bëjë dhe gjendja emocionale ka pasur raste që kanë qenë njerëz të njohur dhe të gjakut tim që nuk e kam bërë dot.”
Këtë teknikë siç e trashëgoi nga i ati, dëshiron t’ua mësojë e fëmijëve. /abcnews.al/