Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, ka rrëfyer prapaskenat tek ekipi anglez gjatë kohës kur ishte pjesë e tyre. Në këtë periudhë festive, Berbatov ka treguar se çfarë bënte ekipi i “Djajve të Kuq”, së bashku me trajnerin Ferguson, për Krishtlindje.
“Kur isha te Manchester United, kjo periudhë e vitit ishte gjithmonë e veçantë. Ne do të stërviteshim, më pas, të shkonim në mensën për darkën e Krishtlindjes dhe Sir Alex e stafi i tij, do të na shërbenin ushqimin.
Ishte një traditë e bukur, të gjithë ne ndiheshim si vëllezër, si një familje dhe ishte një gjë e mirë.”
Ne do të bënim shaka me njëri-tjetrin, si dhe do të thoshim ndonjë batutë thumbuese në tavolinë. Kur shkonim në shtëpi, ne gjithashtu do të bënim darkë për Krishtlindje, por Ferguson donte që të festonim fillimisht të gjithë së basku. Pastaj, kush ishim ne që ta kundërshtonim (qesh)?”, u shpreh ish-sulmuesi bullgar./abcnews.al