Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me prindër, fëmijët e të cilëve ka emigruar jashtë vendit.
Në bisedën e zhvilluar me kryedemokratin, ata janë shprehur se kushtet e vështira të jetesës i kanë detyruar fëmijët të marrin rrugët e emigracionit. “Tek t’i shohim jetën e fëmijëve”, u shpreh një nga gratë pjesëmarrëse në takim, drejtuar liderit të PD-së.
Ndërsa u njoh me shqetësimet e nënave të cilat ishin pjesë e këtij bashkëbisedimi, Basha tha se mungesa e perspektivës ka bërë që të rinjtë të largohen, ndërsa shtoi se prioriteti i PD është mbyllja e plagës ndaj emigracionit.
“Ju garantoj se do të bëj gjithçka që të përmbush pritshmërinë e prindërve tanë dhe të fusim Shqipërinë në rrugën e shpresës”, deklaroi Basha.
/abcnews.al/