Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Teherani, i hapur për çdo përpjekje serioze për të ulur tensionet”/ Turmp: Kam pranuar bisedimet me Iranin, pritën shumë gjatë!

schedule18:44 - 1 Mars, 2026

schedule 18:44 - 1 Mars, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për “The Atlantic” ka thënë se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të dhe se ai ka rënë dakord.

“Ata duan të flasin dhe unë jam dakorduar të flas, kështu që do të flas me ta. Ata duhet ta kishin bërë më shpejt. Ata duhet të kishin bërë atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë. Ata pritën shumë gjatë”, tha Trump.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi i tha homologut të tij omanian, Sayyed Badr al-Busaidi, në një telefonatë se Teherani është i hapur për çdo përpjekje serioze për të ulur tensionet.



Deklarata zyrtare nga Ministria e Jashtme e Omanit erdhi në mes të konflikteve të vazhdueshme në rajon dhe pasqyron përpjekjet diplomatike krahas tensioneve ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!