“Tefiku drejtor si Gattusso”, Osmani: Ngacmim presidenti, Tirana 35 pikë pa gabimet arbitrare

schedule08:54 - 19 Janar, 2021

schedule 08:54 - 19 Janar, 2021

Tefik Osmani, drejtori sportiv i Tiranës, ishte i ftuar në emisionin “Pressing”ABC. Korçari ka folur për tema të ndryshme në emision. Herë në sulm, herë në mbrojtje e herë duke dribluar. Ngacmimit të bërë, duke e cilësuar drejtor si Gatusso e lojtar si Messi, Osmani i përgjigjet me diplomaci.

“Ta ka shkruar ndonjë president. Nuk po i kthej përgjigje atij që të ka çuar mesazh”, shprehet Osmani, i cili i drejtohet me këto fjalë drejtuesit të emisionit, Gerti Çarçani. Teksa diskutohej për arbitrimin dhe Laçin, drejtori sportiv i Tiranës tha:

“Me merkaton e bërë Laçi u mendua se do ishte pretendent. Nuk pati rezultatet e duhura kur ishte Cungu. Mori rezultate me Duron. Me Apoloninë e ka marrë lehtë dhe ka sjellë këtë problem. Të dalësh kampion. Po të flasim për arbitrat Tirana duhet të ishte 35 pikë. Penalltia me Partizanin, a ishte? Flas për derbin. Me Vllazninë ishim 1-0, doli me të kuq lojtari ynë (i referohet argjentinasit Agustin Torassa)”.

Osmani është optimist për të ardhmen: “Kemi luajtur me të gjithë ekipet dhe asnjë ekip nuk na ka mundur, veç Vllaznisë që na mposhti në Shkodër me gjithë problematikat që kemi pasur. Ekipet nuk na kanë mundur, nuk po them që kemi fituar. Me përforcimet e bëra kemi besim.

Tirana nuk futet asnjëherë në fushë për të barazuar. Luajmë çdo ndeshje për fitore. Kemi pasur mungesa, kalendari është i ngjeshur dhe ne nuk kemi pasur stol. Kemi pasur djem të rinj, të cilët meritojnë një bravo. Presim edhe Vangjelin, po bisedojmë me një tjetër. Pa u plotësuar ekipi nuk kemi çfarë largojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!