Tefik Osmani nuk ndahet nga Tirana, gradohet në pozicion drejtues

schedule09:18 - 19 Shtator, 2020

schedule 09:18 - 19 Shtator, 2020

Tefik Osmani dhe Tirana nuk i ndajnë rrugët. Korçari, i cili e mbylli me futbollin e luajtur pikërisht me bardheblutë, tani merr një pozicion drejtues te 25 herë kampionët e vendit.

Ormani një ditë më parë është prezantuar para futbollistëve si drejtori i ri teknik i klubit. Ky pozicion ka qenë vakant më parë dhe tashmë ish-mbrojtësi nis nga puna zyrtarisht.

Në fakt ai ishte parë shpesh krah presidentit Refik Halili, madje ishte pjesë e delegacionit bardheblu edhe në Tbilisi. Gjithashtu, pa u mbyllur kampionati, ai së bashku me kreun e klubit udhëtoi drejt Kosovës për të parë nga afër disa lojtarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!