Tefik e Osmani është sfiduar nga Grent Halili për të postuar një foto në “Instagram” dhe mbrojtësi i Tiranës nuk është stepur aspak, edhe pse bëhej fjalë për “#uglyfacechallenge”.
Gjithsesi fotoja nuk mund të jetë çfarëdo dhe korçari ka zgjedhur një të hershme, kur ishte pjesë e Tiranës në vitin 2011. Në një takim kundër Skënderbeut, Osmani u tregua i papërmbajtshëm kur Ivan Gvozdenovic u ndeshkua me karton të kuq.
Mbrojtësi shfaqet duke iu vërsulur arbitrit lezhjan Edvin Hoxha, ndërkohë që në Instagram me foton e postuar sfidon Emirjon Sinon, që ishte arbiter i katërt në atë përballje, si dhe Lorenc Jeminin, Andi Koçin, Ermal Barushin dhe Adrian Beqirin. / abcnews.al