“Teatri në rrezik”, aktivisti Gentian Gaba: Europa Nostra transmetoi një formë demokracie

schedule10:03 - 25 Mars, 2020

schedule 10:03 - 25 Mars, 2020

“Europa Nostra” ka futur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020. Bëhet fjalë për vepra të trashëgimisë kulturore që mbartin histori dhe vlera artitekturore.

Aktivisti Gentian Gaba në një lidhje me “ABC e Mëngjesit”, ka folur për Teatrin Kombëtar i cili tashmë është marrë në mbrojtje nga Europa Nostra. Ai u shpreh se ky vendim është një vlerë e shtuar e teatrit dhe se sipas tij transmetoi një formë demokracie.

 “Marrja në mbrojtje nga Europa Nostra transmetoi një formë demokracie në këtë tranzicionin tonë. Është një vlerë e shtuar.

Kjo simbolikisht bën që teatri që të hyjë në Evropë, u bë pjesë e trashëgimisë evropiane. Një aspekt i rëndësishëm është edhe ai ekonomik, duke bashkëpunuar krijohet mundësia për të kanalizuar fonde”, tha Gaba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!