Shenjat e pandemisë shfaqen, sapo hapet skena. Aktorët e “Peshkut të Artë “ janë të gjithë me maska, por në këtë rast është përdorur edhe si metaforë.
Rikthimi me pjesën e Pushkinit është zgjedhja e duhur dhe pa kufizim moshe.
Kukulla , pantomime dhe muzika janë tre element të rëndësishëm, të kësaj premiere.
“Kthimi tek shpirti është mesazhi kësaj pjese” thekson regjisorja Ermonela Alikaj.
Premiera e peshkut të artë do të mbahet pasditen e së enjtes me një publik te kufizuar, por artistët shpresojnë në lehtësimin e masave për javët ne vijim./Abcnews.al

