Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për Tiranën dhe shkatërrimin që po i vjen qytetit ku ajo ka lindur nga politika.
E ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Jorida Tabaku deklaroi se ajo që i ka ndodhur sot Tiranës është një masakër urbane, nuk është zhvillim urban.
Politikania numëroi një e nga një të gjitha vendimet që ka marrë qeveria e kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e objekteve historike me vlera të mëdha kulturore për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.
Mes të tjerave, Jorida Tabaku deklaroi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dhe jam e sigurt që dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë.
“Ajo që i ka ndodhur sot Tiranës është një masakër urbane, nuk është zhvillim urban. Sot Tiranës i kanë vjedhur karakterin. Sot Tiranë ia kanë ngrënë shpirtin copa-copa. Sot Tiranës i prishën teatrin, shkatërruan Sahatin, prishën maternitetin. Prishën Sami Frashërin.
Sot Tiranë i kanë vjedhur çdo gjë. Sot Tiranës i kanë vjedhur çdo gjë për ta kthyer në qytet pa identitet. Sigurisht që shpirtin e njerëzve nuk e vjedhin dot nuk e shkatërrojnë dot, por janë duke u përpjekur që të nderojnë një histori dhe për tu rikthyer tek e majta dhe tek propaganda kjo është ajo që ata besojnë. Ato besojnë që vetëm këta mund të ndërtojnë, vetëm këta e konceptojnë zhvillimin. E mata kështu funksionon. Që do të këtë çdo gjë gjurmën e vet, që do t’i japë çdo gjeje firmën e vet.
Për mua shkatërrimi më i madh që i është bërë sot Tiranës, ku është zaptuar prona private ku është shkatërruar identiteti objektet kyç të qytetit, do të jetë shumë i vështirë që të zhbëhet.
Dhe për tu kthyer tek korrupsioni mendoj që dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dhe jam e sigurt që dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë,” deklaroi mes të tjerave Jorida Tabaku në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al/