“Te ‘Zonja’ nuk rrija më shumë se 3 ditë, Tottin e kishin shitur te Chelsea”, rrëfehet Cassano

schedule12:38 - 10 Janar, 2021

schedule 12:38 - 10 Janar, 2021

Tashmë dihet se sa herë Antonio Cassano është i ftuar në emisionin e Bobo Vierit në platformën “Twitch” do të tregojë disa prapaskena të pazbuluara më parë. Këtë herë ish-ylli i Milanit dhe Interit, tregon sesi Totti do të transferohej tek  Chelsea, por nuk pranoi në fund. Gjithashtu, ai zbulon dhe ekipet me të cilat mund të kishte luajtur dhe ofertën që nuk mund ta refuzonte dot nga Real Madrid.

 

“Unë u ktheva te Roma pasi kisha zhvilluar disa paraqitje të shkëlqyera në Euro 2004. Situata e Tottit nuk ishte aq e mirë sepse kishte pështyrë Christian Poulsen dhe Franco Baldini e kishte shitur atë te Chelsea. Unë isha e ardhmja e Romës, por Francesko e zbuloi këtë dhe aty filluan problemet”, deklaron italiani.

“Unë u largova nga romakët për shkak se kishim rënë dakord se do të rinovonin kontratën, por nuk e mbajtën fjalën. Mendova të kaloja tek Interi, por Ernesto Bronzetti më konfirmoi se Real Madrid ishte i interesuar për mua. Si mund ta refuzoja ofertën e tyre? Kisha disa dyshime, por nuk mund t’i thoja jo.

 

Mund të kisha kaluar dhe në radhët e Juventusit kur isha te Bari, madje klubet kishin arritur dhe një marrëveshje. Pranova Romën sepse ata ofruan më shumë para. Unë zgjodha ata sepse më dhanë një pagë më të lartë, por gjithsesi do ta kisha refuzuar “Zonjën e Vjetër”, pasi aventura ime atje do të zgjaste vetëm tre ditë. Nuk ishte atmosfera dhe mjedisi i duhur për mua atje”, përfundon Cassano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!