Një sfidë ku fitorja duhej më shumë se kurrë.
Sheshi Skënderbej u vesh serish kuq e zi në këtë sfidë të tretë, më të rëndësishmen dhe vendimtaren për rrugëtimin e kombëtares në Euro2024. Mijëra tifozë kanë zgjedhur Fan Zone për të ndjekur përballje me Spanjën në Dyseldorf.
Edhe pse ishte konsideruar si sfida më e vështirë, tifozët kuq e zi e dëshiruan shumë fitoren.
Ankth, tension dhe emocione të forta.
Në pak minuta lojë Spanja shënon, por tifozët shpresuan deri në fund për një përmbysje rezultati.
Ajo që u shpresua nuk ndodhi…
Humbja trishtoi tifozët kuq e zi.
Ky i ri nuk mban dot lotët, teksa largohet nga Fan Zone ku ndoqi sfidën.
Të zhgënjyer, por krenarë shprehen të tjerë për djemtë kuq e zi që dhanë gjithçka në fushë, ndonëse nuk mjaftoi për të shkuar më tej.