Të zhgënjyer nga drejtësia!Nëna dhe babai i Erion Isait prej 12 vitesh në kërkim të autorit të vrasjes

schedule14:21 - 9 Korrik, 2020

schedule 14:21 - 9 Korrik, 2020

ABC News rikthen një vrasje të 2008 të mbetur pa autor. Atë të të infermierit Erion Isai nga Elbasani. Prindërit e tij nuk reshtën së kërkuari për 12 vite drejtësi por ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

Djali i Eqeremit dhe Vjollcës që punonte infermier u qëllua për me armë në orët e vona të mbrëmjes. Ngjarja dhe sot është pa autor.

Ishte 24 korrik i vitit 2008 ku sapo kishte kaluar mesnata dhe ora shënonte 00.35 minuat. 15 metra nga banesa e tij infermieri Erion Isai gjendet i rrethuar nga disa persona që nisin të debatojnë me të. Më pas një plumb e qëllon Erionin. Në përpjekje për t’ju larguar të armatosurve Erioni përshkon këtë rrugicë në fund të së cilës riqëllohet dhe me dy plumba të tjerë të cilët rezultuan fatalë i marrin jetën djalit të kalasë.

Nëse për ngjarje të tilla hetimet kanë ndaluar dhe dosjet janë plagosur në organet e drejtësisë prindërit e tij nuk e fshijnë dot kujtesën.

Ky rast është ulërish pranë derës së policisë. Të dalësh në rrugë e të bërtasësh Erjon çfarë ndodhi me ty ai nuk vritej për gjak. Kush e vrau Erionin”, shprehet nëna e tij

Prindërit e Erionit lanë Amerikën me qëllimin e vetëm, zbulimin e autorëve apo autorit të vrasje të të shtrenjtit të tyre. Peng ju mbeti që Erioni do tju bashkohej pasi në 27 korrik po të 2008 ai do të nisej në SHBA, por u vra vetëm 3 ditë para.

 “ Menduam  se shteti do bënte diçka por s’bëri asgjë. Çdo ditë në polici çdo ditë në prokurori. Një prokurore e papërgjegjshme, pa zemër asnjë interes për ta zgjidhur këtë problem. Edhe pse kishte përpara një nënë aq të dërmuar që përjetonte një dhimbje të jashtëzakonshme. Kam qenë 5 vjet reshtë në polici dhe jam përcjellë”, .

Janë zhgënjyer dhe lodhur duke trokitur në dyert e institucioneve të drejtësisë ndaj dhe kërkuan ndihmën e mediave.

“Gjithë gazetat e kanë përmendur këtë tragjedi “Makbethiane” janë interesuar vetëm mediat. Shteti i ndjek krimet në mënyrë selektive. Është një dosje me mbi 200 faqe po janë veprim burokratik, jo operativ”, ka thënë babai i Erionit.

I ati i infermierit pretendon se autorët hipotetikë janë të njohur nga blutë e qytetit por veprimet e policisë kanë ngrirë.

“Autorët hipotetik janë të njohur nga ana policisë, por ajo është shumë e ngadaltë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi”, thekson ndër të tjera ai.

Nëna e Erjonit nuk ka humbur totalisht shpresat.

Shpresojmë se dikush do e dëgjojë këtë histori dhe do të thotë të bëjmë diçka për këtë histori”, thotë me lot më sy nëna e Erionit.

Hetimet për këtë ngjarje të 12 viteve më parë u shtrinë në disa pista për shkak se infermieri nuk ishte person me precedent penal dhe nuk ishtë konfliktuar asnjëherë me njeri. Një nga to ishte që u ekzekutua për t’i grabitur vizën Amerikane apo për ti vjedhur parë që mund të kishte në xhep. Pista e dytë ishte ajo e vrasjes për motive banale. Pra për ndonjë debat të çastit. Po deri më sot asnjëra nuk është vërtetuar. Misteri vijon të mbajë në ankth familjen e tij që kërkon atuton dhe vetëm drejtësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!