Të zhdukurit e komunizmit/ Kërkimet e eshtrave nisin nga zona e Shkodrës, Sula: Procesi është i vonuar

schedule19:04 - 30 Gusht, 2023

schedule 19:04 - 30 Gusht, 2023

Kjo zonë pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër është shpallur “Vendvarrim i dyshuar” nga Autoriteti i Dosjeve.

Aty pritet të nisin kërkimet për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit.

“Do të shkojmë edhe në vendvarrimin e parë që është te varrezat e Rrmajit, ku është vendosur tashmë një tabelë, ku shpresojmë shumë me ndihmën e qytetarëve të mos tjetërsohet, por të lejojë kohë për insstitucionin tonë të mbledhim prova dhe me VKM të jepet urdhri për gërmim.

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit Gentiana Sula e cilësoi të vonuar procesin.

“Shumë të vonuar jemi. Është që çështje që nuk është harruar nga familjarët”.

Vendimi është pritur mirë nga familjarët e viktimave të cilët nuk kanë hequr dorë nga kërkimi i eshtrave të të afërmve të tyre të zhdukur.

Kreu i konferencës Ipeshkvnore imzot Angelo Massafra apelon që shteti ta përshpejtojë këtë process pasi janë humbur 3 dekada. 28 janë vetëm priftërinj të pushkatuar gjatë regjimit komunist.

Shkodra dhe rrethinat e saj janë ndër zonat më të goditura nga diktatura komuniste, qoftë me të dënuar, internuar, ekzekutuar, vrarë në kufi, përballur me sistemin, me gjyqe dhe ekzekutime publike deri në vitin 1990./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!