Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të zhdukur prej disa ditësh në Paqësor, tre marinarët amerikanë gjenden falë shkrimit “Ndihmë” në rërë

schedule07:58 - 12 Prill, 2024

schedule 07:58 - 12 Prill, 2024

Një operacion i përbashkët i Marinës dhe Gardës Bregdetare të SHBA-ve çoi në shpëtimin e tre marinarëve që ishin zhdukur në një ishull të vogël të Oqeanit Paqësor prej më shumë se një jave.

Tre ushtarët u gjurmuan falë shkrimit “Help”, të cilin e kishin shkruar duke grumbulluar gjethe palme në rërën e plazhit.

Shkrimi u vu re nga një aeroplan patrullimi detar i marinës amerikane P-8 Poseidon i vendosur në Japoninë jugore, i përfshirë në operacionet e kërkimit.



Marinarët ishin në kërkim që prej datës 31 Mars, pasi kishin shkuar për peshkim në Pikelot Atoll, pjesë e arkipelagut mikronezian.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!